Qeveria miraton vendimin për shpronësimin e tokave në Lotin 3 të Unazës së Re. 3 muaj afat për përfituesit
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shpronësimin e pronarëve të tokave që preken nga projekti i ndërtimit të Unazës së Re në Tiranë, konkretisht në Lotin 3.
Sipas vendimit pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, do të kompensohen në vlerë të plotë sipas masës përkatëse që do bëhet e ditur nga Agjencia e Kadastrës, për pasuritë e llojit tokë “arë”, tokë “truall” dhe “ndërtesë” me fondin në vlerë të përgjithshme 959 423 147.57 lekë.
Për shpronësimin e këtyre pronave është lënë afat 3 muaj, ndërkohë që qytetarët do të përfitojnë kompensimin vetëm pasi të kenë paraqitur certifikatën e pronësisë, kartelën e pasurisë, si dhe hartën treguese të regjistrimit, në Autoritetin Rrugor Shqiptar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.