Qeveria ngre Task-Forcën për kontrollin e mjeteve motorike – Në sitë autobusët, kamionët dhe serviset e ofiçinat
Qeveria ka miratuar ditën e enjte krijimin e një task-force për përmirësimin e nivelit të kontrollit të mjeteve motorike dhe rimorkiove të tyre.
Task-forca e përbërë nga 40 punonjs të specializuar do të jetë në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe do të ketë në fokus mjetet që përdoren për transport mallrash apo pasagjerësh, si dhe njësitë e autoriparimit, shitjes apo depozitimit të mjeteve motorike.
Vendimi i qeverisë i jep të drejtës kësaj njësie të kryejë kontrolle të mjeteve në vende të veçanta, si dhe të kryejë kontrolle në terren pranë të gjitha serviseve, ofiçinave, terminaleve të autobusëve, si dhe vendeve të depozitimit të ngarkesave e mallrave.
Periudha e veprimit të kësaj Task-Force do të jetë deri më 31 Dhjetor 2019.
Ajo do të identifikojë dhe ndalojë përdorimin e kundërligjshëm në transportin rrugor të pasagjerëve dhe mallrave, të mjeteve që nuk plotësojnë kriteret teknike dhe ligjore. Në mbështetje të saj gjatë kontrolleve në terren do të jenë edhe strukturat e Policisë Rrugore.
A.H./SCAN
Nis aksioni te serviset, DPSHTRR: Të pajisen me leje ose gjoba deri në 400 mijë lekë
“Furtuna” nëpër servise, DPSHTRR: Kushtet që duhen plotësuar, vëmendja te dëshmia e aftësisë
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.