Qeveria shtyn deri më 31 dhjetor periudhën e veprimit të Task-Forcës për energjinë elektrike
Zgjatet periudha e veprimit të Task – Forcës për përmirësimin e nivelit të arkëtimeve dhe uljen e nivelit të humbjeve në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike.
Qeveria ka miratuar përmes një vendimi në mbledhjen e radhës, zgjatjen e kësaj periudhe deri më 31 dhjetor 2017.
Në një ndryshim të bërë pak kohë më parë, nga Këshilli i Ministrave ishte përcaktuar që afat i veprimit të saj të ishte 30 qershor 2017, por vendimi i sotëm shtyn kohë e përfundimit të veprimtarisë së Task-Forcës së energjisë.
Më gjatë në vendimin e miratuar së fundmi nga qeveria thuhet se “ Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave vendosi: Në pikën 6, të vendimit nr.1086, datë 14.12.2013, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, fjalët “… deri më 30 qershor 2017…”, zëvendësohen me “… deri më 31 dhjetor 2017…”. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare””, thuhet në VKM.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.