Qeveria “zgjidh qesen”, 100 milion Euro shpenzime shtesë Denaj: Për teatrin, dronët e vaksinat. Murrizi: Në 2 seanca rritëm borxhin 400 milion euro
Përmirësimi i të ardhurave buxhetore është shoqëruar me rritjen e fortë të shpenzimeve buxhetore, por edhe me heqjen e kufizimeve fiskale që e detyrojnë qeverinë të mbajë nën një kufi të caktuar huamarrjen publike. Ministrja e Financave ka paraqitur në Kuvend dy akte normative përmes të cilave Qeverisë I hiqen kufizimet për rritjen e shpenzimeve, si dhe shtesën e tyre për rreth 100 milionë euro për këtë vit. Denaj argumentoi se kjo shumë do të përdoret për blerjen e vaksinave, të dronëve për mbikqyrjen e territorit, disa vepra infrastrukturore, si dhe për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar.
Shumë i ashpër lidhur me heqjen e kufizimeve për marrjen e borxheve të reja ka qenë reagimi i Kreut të Grupit Parlamentar të Opozitës Muslim Murrizi. Ai tha se vetëm në dy seancat e fundit, Kuvendi ka miratuar me votë marrjen e borxheve të reja me vlerë rreth 400 milionë euro.
Akti normativ i ndryshimit të buxhetit është i katërti për këtë vit, ndërkohë që opozita ka ngritur akuza për papërgjegjshmëri në hartimin e parashikime buxhetore.
Lorenc Rabeta – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.