QSUT marrëveshje me poliklinikën e Barit për rastet e rënda të pacientëve shqiptarë
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe Poliklinika e Barit kanë nënshkruar marrëveshjen për trajtimin e rasteve të rënda të pacientëve shqiptarë si dhe për rritjen e shkëmbimit të eksperiencave mes mjekëve shqiptarë dhe italianë. Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu që e cilëson këtë akt si një “ lajm të mirë që çon përpara shkëmbimet për zhvillimin e mjekësisë në dy anët e Adriatikut”.
“Është një mundësi e shkëlqyer për të ndarë praktikat më të mira dhe për të asistuar rastet e vështira dhe të komplikuara nëpërmjet ekspertizën që Poliklinika Universitare e Barit ofron, por mbi të gjitha faktit të nxitjes së projekteve të reja me qëllim zhvillimin e ekspertizës vendase” njofton Manastirliu.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.