Qytetet që nuk paguajnë sigurime – Durrësi mban “rekord” për bizneset “rebele”

30 për qind e punëmarrësve në bizneset private që janë kontrolluar në të gjithë vendin nga Inspektorati Shtetëror i Punës, në dy muaj të fushatës anti-informalitet , rezultojnë se kanë punuar në të zezë.
Por cilat janë qytetet më problematikë, ku subjektet nuk deklarojnë punonjësit dhe nuk paguajnë sigurmin e detyrueshëm shoqëror dhe shëndetësor? Nga 762 subjekte në total të kapura më këtë shkelje, rezulton, se rajoni qendror është më problematiku me 427 subjekte që “keqtrajton” punonjësit, ku Durrësi mban vendin e parë me 179 biznese, më pas renditet Elbasani me 103 subjekte që abuzojnë me legjislacionin e punës.
Rajoni verior renditet i dyti për nga kjo problematikë, ku janë kaur në shkelje 185 subjekte , dhe më pas rajoni i jugut me 150 subjekte. Qyteti që ka më pak shkelje në këtë drejtim është Gjirokastra, ne vetëm 5 subjekte. Në total, gjatë kësaj periudhe janë konstatuar 1465 punonjës të padeklaruar.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.