Qyteti më i “ndershëm”, $30 mln janë kthyer mbrapsht në policinë e Tokios në 2016

Përveç objekteve që humbin shpesh si çelësat apo syzet, miliona dollarë në cash mbërrijnë në departamentin e sendeve me vlerë të humbura në policisë e Tokios çdo vit.
Vitin e kaluar, njerëzit kanë dorëzuar një rekord prej 3.67 miliardë jen, apo 32 milionë dollarë në para cash të humbur dhe rreth ¾-tat e kësaj shume është kthyer mbrapsht te zotëruesit, tregon Departamenti i Policisë.
Ky është një fenomen që reflekton përkushtimin e japonezëve në kthimin e pronës së humbur dhe mbi paranë cash. Në 2015-ën, kishte rreth 103 trilionë jen para fizike në qarkullim, ekuivalentë me rreh 19% të outputit vjetor të ekonomisë së tretë më të madhe në botë.
Ky është niveli më i lartë në 18 vende të zhvilluara, tregon një studim i Bankës së Japonisë. Mbajtja e parasë fizike nuk përbën ndonjë rrezik në Japoni. Vendi është gjendur në deflacion për më shumë se një dekadë, duke e bërë të tërheqshme paranë fizike. Edhe në ditët e sotme, normat e interesit janë në rreth 0%.
Sipas Bloomberg, me një nivel të ulët të krimit dhe duke pasur pak frikë për t’u grabitur, në Tokio, një nga qytetet më të populluara në botë, njerëzit zënë tavolina në kafe duke vendosur i-Phone-in e tyre sipër.
Edhe sendet me më pak vlerë të vendosura gabimisht, mbahen nga tregtarët në rast se zotëruesit e tyre kthehen një ditë për t’i marrë. Shkollat në Japoni ofrojnë kurse mbi etikën dhe moralin, ku nxënësit imagjinojnë ndjesinë e atyre që kanë humbur sende apo para. Megjithatë, ekzistojnë edhe rregulla e shpërblime.
Ligji mbi të mirat e humbura në Japoni (Lost Goods Law), thekson se çdokush që gjen para duhet ta kthejë në polici dhe ka të drejtën të marrë një shpërblim nga 5-20% nëse pronari e merr mbrapsht.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.