Qyteti që ka më shumë biçikleta se sa njerëz
Rreth 17 milionë banorë dhe 23 milionë biçikleta, Holanda tashmë ka më shumë biçikleta se sa mund të ketë njerëz. Tashmë, ky qytet do të sjellë edhe më shumë çiklistë në rrugë –si dhe do ti paguajë njerëzit për ta bërë atë.
Kohët e fundit, qeveria holandeze njoftoi se do të investojë rreth 390 milion dollar ose (345 milionë euro) në infrastrukturë ose (345 milionë euro) në infrastrukturën e çiklizmit për të marrë 200.000 më shumë njerëz të cilët udhëtojnë me biçikletë brenda tre vjetësh.
Pesëmbëdhjetë rrugë do të zhvillohen në ” autostradat që janë apostafat për çiklistët”, do të ketë rreth 25.000 hapësira parkimi vetëm për biçikletat, sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Menaxhimit të Ujit.
“Ambicia ime është të siguroj që njerëzit të ndjekin një rrugë të lehtë për të shkuar në punë ose në shkollë, ose edhe nëse duan të vizitojnë familjen apo miqtë”, shpjegon për CNN Stientje van Veldhoven, sekretare shtetërore për atë departament, i cili kryeson projektin.
Kjo nuk do të thotë se nëse një pjesë e njerëzve ende mund të jenë të apasionuar pas çiklizmit në Holandë. Në vitin 2016, mbi një të katërtën e të gjitha udhëtimeve të bëra nga banorët holandezë ngisnin biçikleta, sipas Institutit Holandez për Analizën e Politikave të Transportit. Por vetëm 25% e këtyre udhëtimeve ishin të lidhura me punën, krahasuar me 37% që ishin bërë për kohën e lirë. Pjesa tjetër ishin për shkollën, pazaret ose aktivitete të tjera.
Sipas Van Veldhoven, më shumë se 50% e njerëzve në Holandë jetojnë më pak se 15 kilometra nga puna, dhe më shumë se gjysma e udhëtimeve të udhëtarëve janë nën 7.5 kilometra të gjata – një distancë që “lehtë mund të mbulohet me biçikletë” shpjegon ajo.
Aktualisht, Holanda i shpërblen çiklistëve një kredi tatimore prej 0.19 euro për kilometër. Kompanitë dhe punonjësit do të binin dakord mbi distancën e rrugës që do të përshkojnë çiklistët.
Megjithatë, kjo është aktualisht një përfitim pak i njohur që nuk mbështetet nga shumë punëdhënës, sipas ministrisë së infrastrukturës.
Kjo është diçka që qeveria shpreson të ndryshojë duke promovuar më mirë skemën dhe duke marrë më shumë kompani në bord. Tani ekzistojnë 11 punëdhënës të mëdhenj në Holandë që kryejnë masa të tilla si financimi i biçikletave për punonjësit. Qeveria po u kërkon punëdhënësve të ofrojnë lehtësira më të mira për çiklistët që udhëtojnë, siç mund të jenë vendosja e dusheve nëpër zyra, sipas ministrisë.
Sot Holanda është e njohur për kulturën e saj të çiklizmit, por ky nuk është thelbi. “Në vitet 1960 dhe 70 shumë qytete holandeze po bënin më shumë hapësirë për makinat dhe çiklizmin, i cili ka qenë në një nivel të ulët,” thotë Meredith Glaser, një studiuese në Institutin Urban të çiklistëve në Universitetin e Amsterdamit. “Deri në fund të viteve ’80 dhe në fillim të viteve ’90 nuk u zbatuan politikat e përparësisë për çiklizmin dhe ecjen.
Një “stuhi e përsosur e ngjarjeve” çoi në nivele të larta të çiklizmit. Ndër faktorët kontribuues ishin kriza e naftës në vitet 1970, lëvizjet shoqërore në vitet 1960 dhe 1970 kundër shkatërrimit të lagjeve për ndërtimin e autostradave, dendësia urbane dhe përdorimi i tokës që inkurajonte sadopak udhëtimet e shkurtra.
Tashmë, Holanda është një nga të paktat vende që çiklizmi luan një rol të rëndësishëm në transportin e njerëzve nga një vend në tjetrin, shton Glaser. Autostradat e reja të çiklizmit përfshijnë atë midis Amsterdamit dhe Amstelveenit, e cila ndodhet në periferi të kryeqytetit.
Një tjetër lidh qytetin verior të universitetit të Groningenit me Assen, një qytet i vendosur në Drenthe, i njohur si “provinca e çiklizmit” në Holandës. Ndërtimi pritet të fillojë brenda tre viteve të ardhshme.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.