Raketa e parë private – Kinë, një kompani do ta bëjë realitet këtë vit

Një kompani private kineze do të lëshojë raketën e parë private në hapësirë brenda gjysmës së parë të këtij viti.
Këtë e deklaroi vetë kompania nëpërmjet themeluesit të saj. Ky i fundit deklaroi se kompania është themeluar në vitin 2015 dhe tashmë sa ka përfunduar me sukses testimet.
Inxhinierët e kompanisë në Pekin janë duke punuar për ndërtimin e raketës 6 metra të lartë që është gjenerata e parë e këtyre raketave e prodhuar nga kompania.
“Kjo është zemra e raketës sonë, është një motor i fortë si shkëmb, me një gjatësi 6 metra dhe me një peshë prej 35 tonelatash”, deklaroi ai.
Sa i përket kostove të këtij misioni, ai u shpreh se, ato janë shumë të larta në këtë lloj industrie.
Ky është vetëm hapi jonë i parë dhe na duhen investime shumë më të mëdha në të ardhmen për të prodhuar raketa edhe më të mëdha, shtoi ai.
Paralel me këtë raketë, kompania e tij po punonte dhe për tre raketa të tjera.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.