Raketa ruse bën hyrje të pakontrolluar në atmosferën e Tokës! – Ku përfunduan mbeturinat e saja?

Një raketë ruse jashtë kontrollit ka rihyrë në atmosferën e Tokës, sipas vlerësimit të fundit nga Komanda Hapësinore e SHBA-së, e cila ka ndjekur zbritjen e saj. Raketa e rëndë Angara-A5 u lëshua nga porti hapësinor Plesetsk në rajonin veriperëndimor të Arkhangelsk të Rusisë të hënën, më 27 dhjetor. Nisja po testonte një fazë të re të sipërme rakete, të njohur si përforcuesi Persei, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TAS .
Shumica e mbeturinave hapësinore digjen gjatë rihyrjes në atmosferën e Tokës dhe përbëjnë një rrezik jashtëzakonisht minimal për njerëzit, por është e mundur që pjesët më të mëdha të mund të shkaktojnë dëme nëse zbarkojnë në rajone të banuara.
Por të mërkurën, Komanda Hapësinore e SHBA – e cila kishte gjurmuar përforcuesin e raketës gjatë rihyrjes – tha se raketa u rihyri në atmosferën e Tokës në orën 2:08 pasdite MST mbi Oqeanin Paqësor Jugor. Megjithatë, mund të jetë e pamundur të përcaktohet saktësisht se ku kanë zbritur mbeturinat. Më herët të mërkurën, kreu i zyrës së mbetjeve hapësinore të Agjencisë Europiane të Hapësirës, Holger Krag, tha se pjesa e raketës ruse kishte udhëtuar me 7.5 kilometra në sekondë dhe gjerësia e saj e rihyrjes ka të ngjarë të jetë midis 63 gradë në veri dhe në jug të ekuatorit.
Qëllimet fillestare
Raketa ruse nuk kishte për qëllim të rihynte në atmosferën e Tokës në këtë mënyrë. Praktika më e mirë ndërkombëtare për pjesët e harxhuara të raketave ose anijet kozmike në fund të jetëgjatësisë së tyre ishte zakonisht për të bërë një rihyrje të kontrolluar dhe për të rënë në Tokë në një zonë të pabanuar — zakonisht një pjesë e largët e Oqeanit Paqësor.
Mesatarisht 100 deri në 200 tonë mbeturina hapësinore rihyjnë në atmosferën e Tokës në mënyrë të pakontrolluar çdo vit. Vetëm një person dihet se është goditur nga mbeturinat hapësinore — një grua e quajtur Lottie Williams në Teksas në vitin 1997. Ajo ishte e padëmtuar dhe jetoi për të treguar ‘përrallën’. CNN
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.