Rama argumenton me statistika rritjen e buxhetit për bujqësinë – Skemat mbështetëse shtohen me 55%

Duke ndjekur diskutimet mbi buxhetin e shtetit për bujqësinë, sektor ku demokratët shprehen se qeveria nuk po bën mjaftueshëm duke ofruar një mbështetje shumë më të ulët se vendet e rajoni, kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video informuese në faqen e tij në Facebook.
Sipas Ramës, mbështetja ndaj fermerit, prodhimit bujqësor dhe sigurisë ushqimore kanë të gjitha rritje në Buxhetin 2018 dhe ka ilustruar me shifra dhe grafikë këtë rritje.
Në krahasim me vitin aktual, buxheti 2018 për bujqësinë parashikon një rritje me 15%, ose 1.4 miliardë lekë më shumë. Siguria ushqimore dhe mbrojtja e konsumatorit po ashtu do të përfitojë nga një shtim i fondeve në dispozicion me rreth 10%.
Po ashtu, edhe për skemat shumë të diskutuara të mbështetjes së bujqësisë parashikohet një rritje në buxhet me rreth 55%.
Të mbështetur edhe nga grantet e Bashkimit Europian, edhe buxheti për menaxhimin e peshkimit do të ketë një rritje me 46%.
Megjithatë, argumentet e demokratëve në parlament mbështeteshin edhe tek fakti se nga skemat mbështetëse, vetëm një pjesë e vogël e shkon direkt në xhepat e fermerëve, ndërsa pjesa më e madhe e shpenzimeve shkon për investime të përgjithshme.
MIRËMËNGJES ?dhe me këtë video informuese për mbështetjen e rritur ndaj fermerit, prodhimit bujqësor dhe sigurisë ushqimore me Buxhetin e Shtetit 2018, ju uroj një ditë të mbarë ?
Posted by Edi Rama on Monday, November 20, 2017
A.H./SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.