Rama: “Buxheti 2021” rrit punësimin 34 mln dollarë për pensionistët, dyfishim të buxhetit për ndihmën sociale
Pas një mungesë disa javore për shkak të udhëtimit në SHBA, kryeministri Edi Rama i është rikthyer konferencës për mediat me fokus ekonominë. Duke folur për buxhetin e vitit që vjen kryeministri tha se pavarësisht vështirësive është një nga buxhetet më të mirë. Mes të tjerash, kryeministri tha se për pensionistët këtë vit do të shpërndahen 34 milionë dollarë për pensionistët.
“Po përgatisnim aktin normativ dhe pavarësisht pengesave të befasishme me të cilat na ka ndeshur tërmeti dhe pandemia ne do të vendosim 34 mln dollarë tani në dispozicion për pensionistë për vitin e ri. Pra nuk do tju heqim asnjë qindarkë nga ajo që kishim planifikuar tu jepnim pa rënë tërmeti dhe pa ardhur COVID.”, tha kreu i qeverisë.
Kreu i ekzekutivit gjithashtu nënvizoi se në buxhetin e 2021, synohet rritja ekonomike dhe e ulja e papunësisë. Për këtë qeveria ka dyfishuar buxhetin për ndihmën sociale.
“Është dashur të vijë kjo qeveri përpara 7 vjetësh e dy muajsh të ulet në tryezë për të bërë detyrat që të pasurit të paguajnë më shumë dhe ata që fitojnë më pak, të paguajnë më pak. Ashtu sikundër kush thotë e mori flama biznesin e vogël nuk di çfarë flet sepse sot që flasim kemi trefishin e të punësuarve në biznesin e vogël.
Ministrja e financave Anila Denaj, tha se disa nga masat që u aplikuan këtë vit si garancia sovrane apo heqja e TVSH-së për bizneset e vogla do të vijojë edhe në vitin 2021.
“Përgjatë gjithë viteve të qeverisjes socialiste politikat buxhetore kanë siguruar rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe kanë vendosur në fokus politikat mbështetëse për qytetarët. Përballuam me sukses këtë vit dy goditje të njëpasnjëshme duke dëshmuar reagim të shpejtë në mbështetje të më shumë se 300 mijë individëve në mënyrë të drejtpërdrejtë, në më shumë se 100 mijë të bizneseve të vogla nëpërmjet paketës së lehtësirave fiskale duke rritur tatim-fitimin dhe rritur pragun e TVSH-së. Në më shumë se 103 mijë bizneseve të mesme e të madhe nëpërmjet Garancive Sovrane 1 dhe 2, që janë skema që do të vazhdojnë edhe në vitin në vijim. ”
Në lidhje me parashikimin e FMN kreu i qeverisë tha se nuk është dakort, ndërsa procesi rindërtimit po ecën më ritme shumë të shpejta.
Arbër Hitaj / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.