Rama: Çdo bashki do të ketë të paktën një shkollë profesionale

Kryeministri Edi Rama tha se çdo bashki do të ketë të paktën një shkollë profesionale, të specializuar në nevojat e tregut lokal. Lajmin e bëri të ditur në pritjen e fundvitit me mësuesit.
Ai tha në fjalën e tij se mësuesit i është kthyer dinjiteti, duke listuar kështu edhe objektivat kryesorë:
“Disa nga objektivat tonë janë:
-Ndërtimi i 140 shkollave të reja model për 40 mijë nxënës, si dhe 61 qendra të këshillimit të punësimit dhe karrierës;
-Nga 3 mijë nxënës që gjetëm në arsimin profesional, aktualisht janë të regjistruar 27 mijë e deri në 2021-n, do të jenë të regjistruar mbi 54 mijë të rinj shqiptarë.”
Po ashtu, tha se do të vazhdojë rritja progresive e pagave për mesueset e mësuesit.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.