Rama e Veliaj në njësinë nr.5 – Veliaj garanton investimet në çdo lagje e rrugicë

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, kanë inspektuar ndërhyrjet dhe investimet në njësinë numër 5 në kryeqytet. Në një bashkëbisedim me banorët e zonës kryeministri ka vlerësuar punën e bërë në këtë zonë, ndërsa kryetari i Bashkisë Veliaj garantoi qytetarët se ky ritëm do të vijojë edhe në të ardhmen.
Kryebashkiaku u ndal në dy investime të rëndësishme, ai për rikonstruksionin e rrugës së “Zallit” dhe ndërtimi i rrethrrotullimit në Rr. “Medar Shtylla”, i cili do t’i japë zgjidhje problemit të trafikut në këtë zonë.
“Njësia 5, me këto transformime të mëdha që kanë ndodhur, -Majko- ‘Ky është vetëm fillimi nuk ke parë gjë akoma’- Rama- ‘Është për t’u thënë të gjithëve që nuk ke parë asgjë akoma se jo vetëm te njësia, se është ideja që u bë këtu, do të bëhet dhe atje dhe atje…”
Kreu i Bashkisë u bëri thirrje qytetarëve që të zgjedhin administratorët e pallateve në mënyrë që të përfitojnë nga “Fondi për Komunitetin”, ku Bashkia siguron 50% të vlerës së investimit që banorët kërkojnë të investojnë për rregullimin e lagjeve të tyre.
Në këtë zonë, Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë duke rikonstruktuar 7 segmente rrugore përfshirë edhe ndërtimin e infrastrukturës nëntokësore, ndriçimin, sinjalistikën dhe gjelbërimin. Gjithashtu, ka nisur puna për një ndërhyrje të plotë në Rr. “Medar Shtylla” për zgjerimin e saj me gjerësi 15 metra me trotuare deri në 3 metra në të dyja anët.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.