Rama i patundur – “Nuk paguajmë për ndërtime pa leje”
Kryeministri Edi Rama theksoi edhe njëherë të premten se asnjë ndërtesë e ngritur në tokë ku parashikohen projekte publike nuk do të legalizohet. Gjatë një takimi në Libofshë të Fierit, Rama tha se nuk mund të përdoren paratë e taksapaguesve për të shpronësuar ndërtime të paligjshme, por tha edhe njëherë se ndikimi social i prishjes së banesave do të zbutet përmes bonusit të qirave dhe prioritetit për përfitimin e banesave me kushte të buta.
Kryeministri tha se qeveritë socialiste kanë legalizuar në pesë vite 150 mijë ndërtime kryesisht banesa, përkundrejt 21 mijë ndërtimeve në qeverisjen e Partisë Demokratike, të cilat, sipas kryeministri, ishin kryesisht biznese.
Kryeministri tha edhe njëherë Zyrat e Regjistrimit të Pronës dhe ALUIZNI do të shkrihen për të krijuar Agjencinë Kombëtare të Titujve të Pronësisë. Kjo do të shmangë problemet e shumta që kanë lindur në procesin e legalizimeve, për shkak të moskoordinimit dhe mospërputhjes së informacionit mes dy institucioneve.
Edi Rama/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.