Rama: Interpelancë me kryeministrin, zv/kryeministren dhe ministrat vetëm përmes kësaj platforme
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot në profilin e tij në Facebook nëpërmjet një statusi Platformën online të Bashkëqeverisjes “Për Shqipërinë që duam”.
Nëpërmjet kësaj platforme çdo anëtar i koalicionit qeverisës me qytetarët do të ketë akses për përdorimin e dritares “Interpelanca Ime”, e cila ju drejton në platformën e mësipërme.
Nëpërmjet saj, secili do të mund të thirrë për interpelancë Kryeministrin, zv/kryeministren dhe të gjithë ministrat.
“Mjafton një numër prej 100 anëtarësh të regjistruar, që për një problem komunitar, për një problem me ndjeshmëri rajonale, për një problem të nxehtë kombëtar mund të kërkojnë interpelancën me cilindo anëtar të kabinetit dhe platforma do të ketë ekranin e vet, ku, në kohë reale do të zhvillohet interpelanca e kërkuar,” tha kryeministri.
Për t’u bërë pjesë e kësaj platforme së pari duhet të regjistroheni në mënyrë që të keni mundësi të thirrni për interpelancë personat për kategoritë e përcaktuara më sipër.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.