Rama, kafe me pensionistët – “Rritëm pagat dhe pensionet, kemi ende punë”

Kryeministri, Edi Rama, i është bashkuar iniciativës “Një kafe me gjyshin”, duke e nisur fundjavën me një grup pensionistësh në lulishten e një prej këndeve të lojërave të rikonstruktuar së fundmi në Tiranë.
Kryeministri dëgjoi mendimet e moshës së tretë lidhur reformat që prekin përditshmërinë e tyre, nga rritja e pagave e pensioneve, ekonomia dhe drejtësia.
Kryeministri Rama u bëri prezente zhvillimet ekonomike në vend, duke theksuar se edhe pse aktualisht rritja ekonomike ka arritur në 3.5 për qind, ende nuk është reflektuar siç ardhur duhet tek familjet.
Rama vlerësoi si vendim tejet pozitiv, rritjen e pagave dhe pensioneve, pa rritur borxhin e buxhetit të shtetit, duke theksuar se në këtë prizëm jemi larg vendeve Europiane, por jemi barazuar me vendet e rajonit.
Sipas kreut të qeverisë, kjo ky vendim është rezultat i reformave, por duhet ende punë. Rama ka theksuar se me programin e ri të investimeve, rritja ekonomike do të shkojë në 5%, duke u reflektuar edhe në të ardhurat e qytetarëve.
Një tjetër çështje që mori vëmendje në bisedë, ishte dhe Vettingu, reformë për të cilën, kryeministri i siguroi pensionistët se do të bëhet, pavarësisht qëndrimit të opozitës.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.