Rama: Kërkoj dialog me opozitën pa kushte. Zgjedhjet nuk shtyhen
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur se opozita me marshimet e saj dhe dhunën e ushtruar nuk mund të rrëzojë qeverinë ndërsa godet rëndë ekonominë dhe imazhin e vendit . Në një konferencë me gazetarët, Rama përsëriti ftesën për dialog pa kushte me opozitën.
I pyetur nga televizioni SCAN mbi masat për normalizimin e klimës politike e cila nuk e favorizon aspak ekonominë dhe biznesin dhe për apelin e këtij të fundit, Rama u përgjigj:
“Nuk ka dy palë fajtore. Kjo situatë ka një palë fajtore. Nuk ka simetri te dhuna. Shteti nuk dorëzohet në rrugën pa krye të marrëveshjeve që dëmtojnë shtetit. Biznesi i ka bërë një thirrje të vonuar por të mirëseardhur. Unë mendoj se ne kemi detyrë që të jemi të hapur, të jemi të dëgjueshëm por nuk kemi asnjë të drejtë të negociojmë Kushtetutën dhe shtetin. Këto të dyja nuk negociohen”.
Me herët Rama prezantoi dhe kandidatët e kësaj force politike që do të garojnë për bashkitë në vend teksa përsëriti qëndrimin e tij për të mos pasur asnjë ndryshim sa i takon datës së zgjedhjeve .
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.