Rama: Mbërrijnë edhe 20 mijë doza AstraZeneca si gjest solidariteti i Greqisë
Kryeministri i vendit, Edi Rama njofton se kanë mbërritur edhe 20,000 doza të vaksinës AstraZeneca në Aeroportin “Nënë Tereza”, si gjest solidariteti i Greqisë për Shqipërinë.
Rama ka shprehur mirënjohje ndaj qeverisë së Republikës së Greqisë duke theksuar se solidariteti na bën më të fortë.
Sipas njoftimit po vijon pa u ndalur zbatimi i planit kombëtar të vaksinimit, për të arritur në afat objektivin 1 milion të vaksinuar para sezonit veror.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.