Rama: Më në fund marrëveshje me Pfizer për vaksinimin në janar! E papranueshme braktisja e BE
Kryeministri Rama nëpërmjety një postimi në Twitter ka bërë të ditur se vaksinimi në Shqipëri do të nisë në janar, falë një marrëveshje të arritur me kompaninë Pfizer, vaksina e së cilës është miratuar nga të gjitha vendet Evropiane.
“Në kushtet skajshmërisht të vështira si pasojë e kërkesës globale marramendëse dhe sasisë ende tejet të vogël të prodhimit, kemi dakordësuar në parim pas kontaktesh intensive nga të katër anët, tekstin e marrëveshjes me Pfizer për të nisur vaksinimin në janar!”
Kryeministri Rama ka dënuar edhe atë që ai e quajti ‘diferencimin’ e BE karshi Ballkanit Perëndimor kur vjen puna për dërgesën e vaksinave.
“I papranueshëm moralisht, polikisht, logjikisht diferencimi që BE-ja i bëri Ballkanit po ia dolëm sidoqoftë me diplomaci e me këmbëngulje të mos mbetemi mbrapa askujt. Dhe nuk do të ndalemi deri në sigurimin e dozës së fundit. Fjalët mbrapsht atyre që vazhduan me sharje e akuza!”, shkruan Rama në Twitter.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.