Rama: Në 3 vite e gjysmë u realizuan 33 transplante të veshkës, vetëm për 264 mijë euro

Në tre vite e gjysmë u realizuan me sukses rreth 33 transplante të veshkës me vetëm 264 mijë euro.
Kështu ka shkruar në një postim në rrjetin social Facebook, kryeministri Rama, ku sipas tij gjatë 8 viteve të qeverisjes së shkuar janë realizuar vetëm 2 transplante të veshkës.
Sipas kreut të kabinetit qeveritar shumë është bërë për Shërbimin Kombëtar Shëndetësor, por ende më shumë mbetet për t’u bërë. Rama e bëri këtë postim shoqëruar me imazhin e një të riu, i cilin iu nënshtrua para disa kohësh një transplanti të veshkës.
“Ju uroj një ditë të mbarë më këtë imazh plot jetë të këtij të riu që prej 5 muajsh ka rilindur falë një transplanti FALAS në Shqipëri. Në 8 vitet e shkuara u tentuan pa sukses vetëm 2 transplante me një kosto marramendëse prej 1.8 milionë eurosh. Në 3 vjet e gjysmë u realizuan me sukses të plotë 33 transplante me vetëm 264 mijë euro. Shumë është bërë për Shërbimin Kombëtar Shëndetësor. Por ende më shumë mbetet për t’u bërë në rrugën e vështirë të rilindjes së shëndetësisë. Por edhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot. Prandaj përpara për #ShqipërinëQëDuam”, shkruan Rama në FB.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.