Rama në Berat – Shpjegon skemën e financimeve për fermerët
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me femrerët në fshatin Kutalli të Beratit, i shoqëruar edhe nga profesorë të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Në një takim me fermerët e zonës, kryeministri shpjegoi skemat e reja të mbështetjes financiare të bujqësisë.
“ Skema është bërë krejtësisht transparente e para, e dyta ka pasur dhe një problem tjetër me dokumentacionin, ka pasur shume probleme dhe nganjëherë edhe me pika të pamundura për arsye të ndryshme. Tani dokumentacioni është zero, domethënë është me vetëdeklarim vetëm përfituesit më pas skanohen nëse kanë bërë vetëdeklarim të drejtë apo nëse kanë abuzuar. Shyqyr tani janë lehtësuar shumë gjërat por e rëndësishme është të marrin të gjithë informacionin e nevojshëm sa iu përket drejtimeve të aplikimit në mënyrë që të mos humbasin mundësinë për mungesë informacioni”, tha Kryeministri.
Sipas qeverisë shqiptare, këtë vit skemat e mbështetjes me subvencione të fermerëve dhe agro-përpunuesve do të jenë me kosto dhe burokraci minimale, për të lehtësuar aplikimin dhe aksesin e të interesuarve.
Ersuin Shehu/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.