Rama prezanton Platformën Bashkëqeverisëse – Ja cilat janë pikat kyçe

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot Platformën Bashkëqeverisëse, ku të pranishëm ishin qytetarë dhe anëtarë të kabinetit. Rama tha se ka filluar aktiviteti i Platformës dhe është ende në embrion.
Ai shtoi se kjo Platformë do t’i ndihmojë qytetarët, familjarë apo sipërmarrës që të zgjidhin problemin e tyre direkt, në rast pengese nga ndonjë strukturë shtetërore.
“Duke përdorur këtë Platformë, njerëzit marrin në dorë një armë për të luftuar të drejtat e tyre. Kjo ndihmon që qeverisja të përmirësohet, sepse vë përpara përgjegjësisë qeverinë për të dhënë përgjigje”, tha Rama.
Çdo qytetar që do të bëhet pjesë e kësaj Platforme Bashkëqeverisëse, do të mund të ketë akses në të gjitha dokumentet, projektligje, projekt vendime dhe do të mund ta marrë informacionin në kohë reale.
Po ashtu, ata do të kenë mundësi që të diskutojnë çështjet e aktualiteti apo të thirrin për interpelancë Kryeministrin, zv/kryeministrin dhe të gjithë ministrat, raporton portali SCAN.
G.Dobra/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.