Rama propozon ish-kreun e SHISH si ambasador në NATO – Pritet dekretimi i Metës

Kryeministri Edi Rama ka propozuar ish kreun e Shërbimit Informativ të Shtetit, Visho Ajazi Lika për postin e ambasadorit pranë NATO. Kjo lëvizje vjen vetëm pak javë pas dorëheqjes së tij nga postin në SHISH, dorëheqje për të cilën Ajazi është shprehur se ka ardhur pa dëshirën e tij.
Kërkesa e kryeministrit tashmë i ka kaluar presidentit Ilir Meta për dekretim.
Në vend të Ajazit, postin e tij e zuri, Helidon Bendo.
Kush është kreu i ri i SHISH, Helidon Bendo – Ish-numri 2 që ka 21 vite në radhët e shërbimit informativ
Visho Ajazi Lika u lind më 12 mars 1956, në Shkodër. Gjatë karrierës së tij ai ka punuar për një kohë të gjatë si punonjës publik, administrator publik, akademik, inxhinier programesh kompjuterike dhe menaxher IT.
Edukimi dhe Kualifikimet
- UNIVERSITETI I TIRANËS, FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS 1976-1981
- PROGRAMI SPECIAL 5 VJECAR
- DOKTORATURË NË SHKENCAT KOMPJUTERIKE 1991
- HULUMTIME POST DOKTORATURËS MARS-KORRIK 1993
- UNIVERSITETI POLITEKNIK I BARCELONËS
- STRUKTURAT OCTREE NË KTHESAT DHE SIPERFAQET 3D
Eksperienca Profesionale dhe Punësimi
- SHËRBIMI INFORMATIV I SHTETIT GUSHT 2012
- DREJTOR
- KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHJETOR 2009- GUSHT 2012
- ZËVENDËSMINISTËR PËR I-TIK
- IQOR MARS 2007- NENTOR 2009
- ZËVENDËS PRESIDENT PËR TEKNOLOGJINË E INFORMACIONIT;
- EQUIFAX (IRMC) DHJETOR 1998- SHKURT 2007
- SENIOR PROGRAMMER ANALIST
- DREJTUES I PROJEKTIT GENERIC NBS PACKAGES
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.