Rama publikon artikullin e medias suedeze: Ksamili, xhevahir i fshehur i Shqipërisë me plazhe përrallore
Mëngjesin e ditës së sotme Kryeministri Rama ka zgjedhur t’i urojë shqiptarëve një të dielë të qetë me një artikull të huaj i cili flet për bukuritë natyrore të Ksamilit.
Mediat e huaja e kanë vlerësuar shpesh Shqipërinë si një vend ende i pazbuluar i cili ja vlen të vizitohet. Këtë radhë ka qenë media suedeze ‘Swedish Nomad’ e cila e ka cilësuar Ksamilin si një vend përrallor, e një xhevahir i fshehur të cilin nuk duhet ta humbisni.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.