Rama: Rivotojmë kodin zgjedhor, “Ilir Meta nuk mund të vendosë në diskutim parlamentin”
Pas kthimit per rishqyrtim në Kuvend të Kodit Zgjedhor nga Presidenti i Republikës, kryeministri Edi Rama ka theksuar se kodi do të votohet si ishte, madje pa I hequr as asnjë presje. Për Ramën, legjitimitetin e kuvendit, nuk mund ta venë në dyshim Ilir Meta.
“Pa asnjë ndryshim pikë dhe presje do votojmë Kodin siç është votuar nga Parlamenti nga një shumicë që është kuptimplotë dhe askush nuk mund të vendosi në diskutim legjitimitetin e Parlamentit, për asnjë arsye aq më pak Ilir Meta.”
Deklarata e kryeministrit erdhi pas takimit me drejtuesit e fushatës zgjedhore në gjithë vendin.
Arbër Hitaj / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.