Rama: Së shpejti programi 2021-2025 – “Ne kemi plan konkret pune, PD menu dëshirash”
Vetëm pak orë nga publikimi i listës së kandidatëve për deputet, kryeministri ka prezantuar një tjetër emër që do të jetë në lista, dhe që vjen nga emigracioni. Në një konferencë online me titull Rruga drejt 25 Prillit, kryeministri fillimisht foli për emigracionin duke thënë se largimet nga vendi kanë ardhur si pasojë e keqqeverisjes ndër vite. Në lidhje me zgjedhjet ai theksoj se së shpejti do të publikohet program i PS 2021 2025, që është plan pune dhe jo menu dëshirash si plani opozitës.
Pjesë e listës në qarkun e Dibrës në këto zgjedhje kryeministri tha se do të jetë edhe Lavdërin Krashi emigrant në Britaninë e Madhe.
Arber Hitaj / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.