Rama sqaron paketën e rezistencës – Takimi me biznesin e vogël në Durrës: Heqja e taksës së naftës do na falimentonte

Kryeministri Edi Rama ka vijuar të mërkurën komunikimin për të shpjeguar masat e Qeverisë për përballjen e krizës së shkaktuar nga Konflikti në Ukrainë. Ai zhvilloi një bashkëbisedim me përfaqësues të biznesit në Durrës, ku i akuzoi të turpshme akuzat për rritje ccmimesh, në një kohë që e gjithë bota po përballet me këtë problem. Ai përsëriti se Qeveria ka mbrojtur plotësisht qytetarët dhe bizneset nga rritja e ccmimit të energjisë,. Heqja e mburojës së Qeverisë për ccmimin e energjisë mund të sillte për pasojë humbjen e vendeve të punës për 95 mijë persona, tha Rama
Ai u ndal edhe te kërkesa për heqjen e taksave të naftës, duke shpjeguar se një veprim I tillë do të kishte efekte shumë të rënda në buxhetin e shtetit. Një veprim I tillë do të detyronte qeverinë të rriste taksat e tjera veccanërisht për biznesin e vogël.
Prej pak ditësh Qeveria ka miratuar paketën e rezistencës, e cila parashikon para në dorë për shtresat e popullsisë në nevojë, si dhe lehtësi fiskale për të punësuarit.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.