Rama, takim me kandidatët në Vlorë – “Do ulim taksën progresive, në mandatin e tretë do kemi 4 aeroporte”
Qeveria paralajmëron uljen e % të taksës së sheshtë për një fashë të caktuar. Lajmin e ka dhënë vetë kryeministri Rama në një takim electoral me përfaqësuesit politik për zgjedhjet parlamentare në qytetin e Vlorës. Në lidhje me TVSH për biznesin e madh kryeministri tha se nuk do të ketë ulje.
Kreu i socialistëve tha më tej se do punohet më shpejt me procesin e vaksinimit për të bërë të mundur që qyteti të jetë gati për sezonin turistik. Ndërsa theksoj se puna për aeroportin e Vlorës fillon së shpejt dhe brenda mandatit të 3 vendi duhet të ketë 4 aeroporte. Në lidhje me mandatet kryeministri tha se objektivi është 9.
Arber Hitaj / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.