Rama vizitë zyrtare në Itali – Rama do takojë homologun italian Gentiloni, ekonomia në fokus

Kryeministri Edi Rama pritet që gjatë mesjavës të zhvillojë një vizitë zyrtare në Itali, ku do të takojë homologun e tij italian Paolo Gentiloni. Sipas burimeve nga kryeministria për SCAN, kjo është dhe vizita e parë e kryeministrit në një shtet të Europës, pas udhëtimit në Shtetet e Bashkuara ku u takua dhe me presidentin Donald Trump.
Ky është takimi dytë që dy kryeministrat do të zhvillojnë brEnda një kohe të shkurtër, ndërsa në muajin Korrik ata diskutuan në Samitin e Triestes, disa nisma rajonale, si krijimi një hapësire të vetme ekonomike në rajon.
SCAN ka mësuar se në fokus të këtij takimi pritet të diskutohet për forcimin e bashkëpunimit për çështje të sigurisë, ekonomisë si dhe për njohjen e pensioneve, si për shqiptarët që jetojnë në Itali dhe italianët që jetojnë në Shqipëri.
Vizita jep dhe një mesazh të fortë duke konfirmuar se në arenën ndërkombëtare Italia mbetet ndër partnerët strategjik.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.