Raporti 10 mujor, e-Albania: 1.8 mln dokumente me vulë elektronike, 610 mijë përdorues të regjistruar
1.8 milionë dokumente në 10 muaj janë përfituar lehtësisht nga qytetarët dhe bizneset në platformën online të shërbimeve për qytetarët e-Albania.
“Mbi 1.8 milionë dokumente në 10 muaj janë përfituar lehtësisht nga qytetarët dhe bizneset, duke shmangur përfundimisht korrupsionin dhe vonesat. 610 mijë përdorues të regjistruar dhe shumë të tjerë që do të na bashkohen gjatë rrugës sonë, përfitojnë shërbimet elektronike të publikuara në portalin e-A”, thuhet në raportin 10 mujor.
Në 10 muaj lëshimi i certifikatave në letër nga sportelet e administratës publike është tre herë më pak. Ndërsa nëpërmjet platformës online çdo muaj janë gjeneruar 100 mijë certifikata me vulë elektronike.
“49 milionë lekë janë kursyer përmes ofrimit pa pagesë të certefikatave të gjendjes civile. 50 vite pritje në radhë të kursyera për qytetarët”.
“50 mijë vërtetime tatimore të gjeneruara, 83 mijë ekstrakte biznesi, 10 mijë aplikime për leje ndërtimi përmes sistemit 100% pa letra, 45 mijë aplikime për shërbimet konsullore”, rezultate të raportit 10 mujor.
Në 10 muajt e fundit në e-Albania ka pasur 3,218,292 përdorime të shërbimeve elektronike.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.