Raporti 3 i ministres së Sipërmarrjes- Për çfarë janë ankuar bizneset dhe çfarë zgjidhjesh kanë marrë
Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Sonila Qato ka publikuar raportin e tretë të trajtimit të ankesave nga bizneset.
“Kemi trajtuar 50 kërkesa, prej të cilave 29 kërkesë/ankesa, pas këshillimeve dhe gjetjes së hapësirave ligjore për të trajtuar çështjet, janë zgjidhur. Gjithashtu gjatë muajit dhjetor kemi publikuar dhe përmbledhjen e disa prej propozimeve tuaja, të botuara në një raport të mëvetësishëm. Çdo propozim që na mbërrin nga grupet e ndryshme të interesit, sipërmarrësit, apo shoqatat, koordinohet me ministritë përkatëse të parashikuara për zgjidhjen specifike të secilës çështje, ndaj një pjesë e këtyre propozimeve janë në proces përpunimi dhe do të raportohen në vijim” shkruhet në raportin e Ministrisë së Sipërmarrjes.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.