Raporti i Bundesbank – Industria do të nxisë ekonominë gjermane në tremujorin e tretë
Ekonomia më e madhe e Europës pritet të tregojë një rritje të fortë për tremujorin e tretë, nxitur nga porositë e forta industriale që kanë kompensuar për ngadalësimin e aktivitetit në ndërtim dhe rënies së lehtë të konsumit privat, deklaron Bundesbank.
“Industria, mbështetur nga kërkesa e fortë e mallrave nga jashtë, ka gjasa të rikthehen në nxitësin e ekonomisë për këtë periudhë”, deklaron Banka Qendrore e Gjermanisë.
Gjermania, nxitur nga një prej normave më të ulëta të papunësisë në Eurozonë, ka patur një performancë të fortë këtë vit, duke rritur besimin e investitorëve për të gjithë bllokun e valutës dhe duke i dhënë arsyen më të madhe Bankës Qendrore Europiane për të reduktuar stimujt monetar.
Raporti i Bundesbank tregon se prodhimi i makinave ka rifituar vrull dhe se porositë, veçanërisht jashtë Eurozonës, kanë qenë në nivele të larta.
Ndërtimi, ka gjasa të mos japë kontribut në rritjen totale, ndërsa shitjet e dobëta me pakicë sinjalizojnë një ngadalësim të lehtë të konsumit.
“Në një kohë të kushteve perfekte të punës dhe perspektivës për të ardhurat, nuk pritet ndonjë përkeqësim i treguesit për konsumin”, deklaron Bundesbank.
Inflacioni nga ana tjetër, pritet të bjerë në fund të vitit, ndërkohë që shifrat e mëdha të mëparshme nuk do të përfshihen në serinë kohore.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.