Raporti global: BE zotohet të heqë kontrollet e brendshme kufitare deri në fund të muajit
BE është zotuar të heqë kontrollet kufitare brenda territorit të saj deri në fund të muajit, ndërsa zgjati kufizimet për udhëtarët që vijnë nga jashtë bllokut deri në 1 korrik. Zgjatja e ndalimit të udhëtimit jo thelbësor nga shtetas të huaj në zonën e udhëtimit pa kufij të BE u miratua nga 27 ministrat e punëve të brendshme të BE të Premten me video konferencë.
Ndalimi i udhëtimit, i cili përfundonte më 15 qershor, vlen për të gjitha vendet jo BE, me përjashtime për shtetasit nga vendet e lidhura me BE – Islanda, Lihtenshtejni, Norvegjia dhe Zvicra. Udhëtarët britanikë gjithashtu mbeten të përjashtuar nga ndalimi por përballen me kërkesa karantine dy-javore nga disa qeveri europiane.
Gjatë 14 ditëve të fundit ka pasur më pak se 100 infeksione të reja për 100,000 njerëz brenda zonës Shengen, përveç disa rajoneve të jashtëzakonshme, veçanërisht Suedinë, sipas një projekt-dokumenti të qarkulluar midis ministrave para takimit.
Në një ndërhyrje të përbashkët, drejtuesit e Spanjës dhe Italisë i kanë kërkuar shefit të ekzekutivit të BE-së, Ursula von der Leyen, të hartojë protokolle të përbashkëta sigurie mbi transportin nëpër zonën e udhëtimit pa kufij të Europës. Të dyja si Spanja dhe Italia kanë industri të mëdha turistike, të cilat ata janë në ankth për të rihapur për të lëvizur ekonomitë e tyre.
Qeveritë europiane tashmë kanë filluar të hapin kufij me fqinjët e zgjedhur, por disa po përjashtojnë Mbretërinë e Bashkuar, e cila ka numrin më të lartë zyrtar të vdekjeve në Europë. (The Guardian)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.