Raporti global për Hendekun Gjinor 2017, Rama: Shqipëria përmirëson me 24 vende
Shqipëria përmirëson me +24 vende pozicionin e saj në raportin global për Hendekun Gjinor 2017.
Kështu e ka nisur postimin e tij në “Facebook”, kryeministri Rama, ku më tej shkruan se vendi ynë renditet në vendin e 38 në listën e 144 vendeve të vlerësuara.
Sipas kryeministrit, raporti nënvijëzon që ky përmirësim vjen si rezultat i progresit të dukshëm në fuqizimin politik të vajzave dhe grave, duke kompensuar progresin e ngadaltë të së shkuarës në këtë dimension.
“Mirëmëngjesi dhe me lajmin e mirë që Shqipëria përmirëson me +24 vende pozicionin e saj ndërkombëtar në Raportin Global për Hendekun Gjinor 2017, duke u renditur e 38-ta në listën me 144 vende të vlerësuara, ju uroj një ditë të mbarë. Raporti nënvijëzon që ky përmirësim vjen si rezultat i progresit të dukshëm në fuqizimin politik të vajzave dhe grave duke kompensuar progresin e ngadaltë të së shkuarës në këtë dimension. Progres është shënuar në çdo indikator të vlerësuar dhe specifikisht në Pjesëmarrje Ekonomike dhe Mundësi, Arsimim, Shëndet dhe Fuqizim Politik”, shkruan Rama në FB.
os.de/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.