Raporti i DASH, reagon PD / Basha: Situatë alarmante, do marrim masa pas ardhjes në pushtet
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për ekonominë shqiptare. Përmes një deklarate, Basha e vlerësoi situatën alarmante duke premtuar masa për ndryshimin e gjendjes pas ardhjes në pushtet.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për ekonominë shqiptare. Përmes një deklarate, Basha premtoi se një ndër angazhimet kryesore, pas ardhjes në pushtet , është lufta kundër korrupsionit, anulimi i PPP-ve korruptive, ulja e taksave dhe taksa e sheshtë 9%, të cilat sipas tij do ta bëjnë Shqipërinë vendin e investimeve të mëdha.
sink Lulzim Basha
Kreu i opozitës theksoi se vetëm për këtë vit kishte 100 milion euro më pak investime të huaja duke e vlerësuar këtë një situatë alarmante
sink Lulzim Basha
Sipas Bashës, investitorët e mëdhenj, strategjikë dhe seriozë, u zëvendësuan me kompani offshore, PPP dhe koncesionet korruptive.
Nertila Doko / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.