Raporti i FMN për valutat – Pavarësisht rënies, dollari është ende i mbivlerësuar për SHBA
Fondi Monetar Ndërkombëtar bëri të ditur se dollari amerikan është i mbivlerësuar me 10-20%, bazuar në themelet ose kapacitetet afatshkurtra të ekonomisë së Shteteve të Bashkuara.
Ndërsa euro, jeni dhe juanin kinez janë në linjë me kapacitetet ekonomike të vendeve respektive.
Raporti i Sektorit të Jashtëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar, që përbën një vlerësim vjetor të valutave dhe tepricave apo deficitive të jashtme të ekonomive kryesore, tregoi se deficitet e llogarive korrente po bëhen më të përqendruara në disa ekonomi të zhvilluara si SHBA dhe Britani, ndërsa në vende si Kina dhe Gjermania, suficitet kanë qenë prezentë prej kohësh.
Ndërkohë që raporti e vlerësoi euron si të përshtatshme për ekonominë e Eurozonës, Fondi theksoi se kursi real efektiv i këmbimit i euros është 10-20% i ulët për themelet e ekonomisë gjermane, duke marrë parasysh suficitin e lartë të llogarisë korrente.
Fondi deklaroi se vlerësimi i dollarit në vitet e fundit është bazuar në tkurrjen monetare në SHBA përballë politikave monetare lehtësuese në Eurozonë dhe Japoni, si dhe prej premtimeve për stimuj fiskal nga presidenti Donald Trump.
Megjithatë, deri më tani për vitin, indeksi i dollarit që mat performancën kundër valutave kryesore, ka rënë me 8%.
FMN rekomandoi që autoritetet e Shteteve të Bashkuara të ndërmarrin masa për të ulur deficitin e llogarisë korrente, duke reduktuar deficitin e buxhetit federal, rritur normën e kursimeve dhe përmirësuar produktivitetin e ekonomisë.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.