Raporti i OBSH-së: Omicron është i pranishëm në 57 vende. Nuk ka indikacione se shkakton forma më të rënda, vaksina efektive!

Varianti Omicron është raportuar në 57 vende, me rastet e Covid në rritje në Afrikën Jugore, duke përfshirë Zimbabvenë, ndërsa numri i pacientëve që kanë nevojë për shtrimin në spital është i destinuar të rritet ndërsa virusi përhapet, tha Organizata Botërore e Shëndetit.
Në raportin e saj javor epidemiologjik, OBSH tha se nevojiten më shumë të dhëna për të vlerësuar ashpërsinë e sëmundjes së shkaktuar nga varianti Omicron dhe nëse mutacionet e tij mund të zvogëlojnë mbrojtjen nga imuniteti që rrjedh nga vaksina. “Edhe nëse ashpërsia është e barabartë ose potencialisht edhe më e ulët se ai i variantit Delta, pritet që të shtohen shtrimet nëse infektohen më shumë persona dhe të ketë një interval kohor midis rritjes së rasteve dhe rritjes së incidencës së viktimave”, thuhet në raport.
Megjithatë sipas OBSH nuk ka indikacione se Omicron shkakton forma më të rënda të Covid-19 dhe nuk ka asnjë arsye për të dyshuar se vaksinat aktuale mbrojnë pacientët e infektuar me këtë variant. Michael Ryan, kreu i emergjencave në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, u shpreh se aktualisht kemi vaksina shumë efektive që janë treguar të fuqishme kundër të gjitha varianteve deri më tani, për sa i përket ashpërsisë së sëmundjes dhe shtrimit në spital, dhe nuk ka asnjë arsye për të besuar se nuk është kështu. Gjithashtu ai theksoi se studimet mbi variantin e zbuluar vetëm më 24 nëntor sapo kanë filluar.
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.