Raporti i OKB për refugjatët: “Një rekord prej 80 milionë personash kanë emigruar, pavarësisht Covid-19”
Rreth 80 milionë njerëz në të gjithë botën, apo 1% e popullsisë botërore, kanë emigruar deri në fund të 2019-s, duke i’u larguar luftrave dhe persekutimit, një shifër rekord që përshkruan një dekadë të zhvendosjeve në masë, Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Numri është rritur nga 9 milionë njerëz një vit më parë dhe është sa dyfishi i 41 milionë i regjistruar në 2010-n, pavarësisht se kufizimet e Covid-19 kanë ngadalësuar lëvizje, sipas Agjencisë së Refugjatëve të Kombeve të Bashkuara. Sirianët, venezuelianët, afganët, sudanezët dhe burmesët kryesuan listën e 79.5 milionë refugjatëve dhe azil-kërkuesve, sipas raportit vjetor “Tendencat Botërore”.
“Shifra prej rreth 80 milionë njerëz, që është më e larta e regjistruar nga agjencia, është arsye për shqetësim”, tha Filippo Grandi, komisioneri i lartë i Kombeve të Bashkuara për refugjatët. Megjithatë ai shtoi se 73% e refugjaëve kërkojnë azil në vendet fqinje, duke hedhur poshtë nocionin populist se dynden drejt vendeve perëndimore. Ekzodi përfshin 5 milionë venezuelianë që janë larguar nga vendi i pllakosur nga kriza ekonomike dhe politike. Rreth 3.6 milionë prej tyre nuk janë llogarritur në statistikat e mëparshme dhe tashmë shihen si në nevojë të mbrojtjes ndërkombëtare, sipas raportit. Shumica e tyre shkojnë në Kolumbi, Peru, Ekuador, Brazil dhe Kili.
“Shumica e venezuelianëve jetojnë në ekonominë informale dhe shumica e vendeve të punës janë zhdukur prej masave të karantinës”, tha komisioneri i refugjatëve i OKB. Masat e karantinës kanë ngadalësuar në përgjithësi zhvendosjen e njerëzve. Rreth 107,000 refugjatë janë rivendosur në vendet të treta vitin e kaluar. Kanadaja ka pranuar 31,100 refugjatë të rivendosur, SHBA, 27,500 dhe Australia 18,200, sipas OKB.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.