Raporti i OKB-së për krizën klimatike konfirmon: Bota tashmë ka zgjidhje, por politika po e pengon!
Bota po tregon kujdes drejt niveleve të ngrohjes globale që do të kenë ndikime të pakthyeshme, thotë një raport i ri historik, por ne tashmë i kemi zgjidhjet dhe e vetmja gjë që na pengon të përfitojmë prej tyre është vullneti politik dhe interesat e status quo-së për lëndët djegëse fosile. Kësti i tretë dhe i fundit i raportit të gjashtë të Panelit Ndërqeveritar të OKB-së për Ndryshimet Klimatike, i publikuar të hënën, tregon sesi burimet e rinovueshme të energjisë si era dhe dielli janë tani ekonomikisht të qëndrueshme dhe bëhen më të lira nga dita në ditë.
Por ndërsa fokusi te zgjidhjet i jep raportit një ton optimist, ai shërben gjithashtu si një kujtesë se si politikat mbeten shumë prapa shkencës, teknologjisë dhe madje edhe ekonomisë. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres e quajti raportin “një litani premtimesh të thyera” dhe “një dosje turpi, duke kataloguar premtimet boshe që na vendosin në rrugën e duhur drejt një bote të pajetueshme”. “Juria ka arritur një verdikt. Dhe është e mallkuar,” tha Guterres. “Ne jemi në një rrugë të shpejtë ndaj katastrofës klimatike.”
Nëse bota nuk i forcon politikat e saj ndaj energjisë së rinovueshme, ngrohja globale mund të kalojë pragun 1.5 gradë Celsius për të cilin kanë paralajmëruar shkencëtarët dhe të kalojë 3 gradë deri në fund të shekullit, thanë shkencëtarët e raportit. Planeti tashmë është rreth 1.1 gradë më i ngrohtë se nivelet para-industriale.
Raporti u publikua teksa pjesa më e madhe e botës përballet me një krizë energjie që i ka rritur çmimet e energjisë. Lufta e Rusisë në Ukrainë ka nxitur gjithashtu disa vende, veçanërisht në Europë, që jo vetëm të heqin dorë nga eksportet ruse të karburanteve fosile, por edhe t’i zëvendësojnë ato pjesërisht me më shumë energji të rinovueshme.
Këtu janë pikat kyçe:
- Era dhe dielli tani janë zëvendësime ekonomikisht të qëndrueshme për lëndët djegëse fosile;
- Ne duhet të heqim dorë nga karburantet fosile dhe shpejt;
- Do të na duhet të thithim CO2 nga ajri;
- Prerja e metanit është një mënyrë e shpejtë për të ulur nxehtësinë;
- Individët mund të luajnë një rol të rëndësishëm, por vetëm me mbështetje politike;
- Kontributet financiare të botës së pasur po dështojnë. CNN
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.