Raporti i WWF: Mesdheu në rrezik nga mikroplastika, këto janë masat që duhet të merren!

Mesdheu mund të shndërrohet në një “det plastike” paralajmëroi Fondi Botëror i jetës së egër (WWF) ditën e premte me anë të një raporti I cili bënte thirrje për masa për pastrimin e një nga deteve më të prekura në botë.
WWF tha se Mesdheu ka nivele rekord të mikroplastikës të cilat paraqesin një kërcënim serioz për jetën e njeriut.
“Përqendrimi i mikro-plastikës është gati katër herë më i lartë” në Mesdheun në krahasim me detin në vende të tjera të botës”, thuhej në raport.
Problemi, si në të gjithë botën, është thjesht se plastika është bërë pjesë thelbësore e jetës sonë të përditshme, ndërsa riciklimi përbën vetëm një të tretën e mbeturinave në Evropë.
Plastika përfaqëson 95 për qind të mbeturinave lundrues në Mesdhe dhe në plazhet e saj, me shumicën që vjen nga Turqia dhe Spanja, e ndjekur nga Italia, Egjipti dhe Franca, shkruhej në raport.
Për të trajtuar këtë problem, duhet të ekzistojë një marrëveshje ndërkombëtare në mënyrë që të zvogëlohet hedhja e mbetjeve plastike dhe për të ndihmohet në pastrimin e rrëmujës në det, tha WWF.
Të gjitha vendet rreth Mesdheut duhet të rrisin riciklimin, të ndalin përdorimin e plastikës me një përdorim dhe shmangin përdorimin të mikro plastike në detergjentë ose kozmetikë deri në vitin 2025.
Industria e plastikës vetë duhet të zhvillojë produkte të riciklueshme dhe kompostuese të bëra nga lëndë të para të ripërtëritshme, e jo kimikate që rrjedhin nga nafta.
Gjithashtu individët duhet të luajnë rolin e tyre duke bërë zgjedhje personale të tilla si përdorimi i krëhërve apo enëve të kuzhinës të bëra prej druri, dhe jo nga plastika, tha WWF.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.