Raporti përfundimtar i zgjedhjeve – OSBE/ODIHR: Reformë e re zgjedhore, gjithëpërfshirëse

Misioni i OSBE/ODIHR, ka publikuar raportin përfundimtar për zgjedhjet e përgjithshme të 25 qershorit në vendin tonë. Misioni ndërkombëtar evidenton faktin se, pjesëmarrësit në zgjedhje ishin në gjendje të zhvillonin një fushatë të qetë, ndërsa është respektuar liria themelore.
Më tej, implementimi i marrëveshjes politike mes partive, krijoi sfida të mëdha për administratën e zgjedhjeve që rezultoi në zbatim selektiv dhe jokonsistent të ligjit. Edhe në këtë raport, OSBE/ODIHR shprehet se, transparenca e donacioneve për fushatën ishte e limituar.
OSBE jep disa rekomandime në raportin e saj për zgjedhjet e 25 qershorit. Një nga rekomandimet ka të bëjë me zgjidhjen me instrumentet ligjor sa i përket shit-blerjes së votës. Ndërkohë që një nga rekomandimet kryesore ka të bëjë me hartimin e një reforme të re zgjedhore gjithëpërfshirëse. Nëse i referohemi administratës, në këtë raport rekomandohet që të bëhet depolitizimi i saj.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.