Raporti: Të pasurve britanik u shtohen të ardhurat ‘në kurriz’ të shtresave të mesme!

Gjysma e familjeve në Mbretërinë e Bashkuar kanë parë tkurrje të të ardhurave të tyre të disponueshme në dy vitet e fundit, sugjeron një analizë e re. Një raport nga një institut i qendrës së majtë thotë se gjysmës më të varfër të popullsisë i janë ulur të ardhurat me 110 paund që nga viti 2019.
Fondacioni i Ekonomisë së Re (NEF) thotë gjithashtu se 5% më të pasurit janë më mirë me 3,300 paund në vit. Të ardhurat në rajone të tilla si Londra janë rritur gjashtë herë më shpejt se ato në verilindje.
Si rezultat, grupi i ekspertëve ka vënë në pikëpyetje suksesin e politikës së qeverisë “të nivelimit”, e cila synon të përmirësojë standardet e jetesës dhe produktivitetin në zonat e MB-së që tradicionalisht janë “lënë pas”.
Në vitin 2019, premtimi mund të ketë ndihmuar konservatorët të fitojnë vota në rajonin e ashtuquajtur “muri i kuq” në veri të Anglisë që tradicionalisht zgjodhi deputetët laburistë.
Analiza NEF zbuloi se në dy vitet pas zgjedhjeve, 50% më e varfër e popullsisë në çdo rajon, përveç Londrës dhe Anglisë lindore, panë të ardhurat e tyre të ‘shtrydhura’ me një mesatare prej 110 paund në vit, pasi llogariten për rritje në kosto jetese.
Si rezultat, hendeku në të ardhurat nëpër rajone është zgjeruar, me zonat përgjatë “murit të kuq” të goditur më keq. Të ardhurat e disponueshme në verilindje të Anglisë janë rritur me vetëm 20 paund në vit mesatarisht, ose 0.1%. Megjithatë, në juglindje të Anglisë, të ardhurat janë rritur me 550 paund. BBC
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.