Rastet e dyshimta për pastrim parash brenda 72 orësh – Zbardhet Udhëzimi: Të raportohen menjëherë transaksionet që lidhen me çështjet e sigurisë

Në muajin mars, Drejtoria e Përgjithëshme e Parandalimit të Parave ka shpërndarë një Udhëzues përmes të cilit u bën të gjithë subjekteve raportues se duhet të dorëzojnë brenda çdo 72 orësh raportet për transaksione të dyshimta dhe menjëherë ato që kanë të bëjnë me ccështje të sigurisë kombëtare.
Udhëzuesi u Institucioneve Financiare dhe profesioneve jo-financiare (DNFBP), në zbatimin e një qasjeje të bazuar tek rreziku, lidhur me detyrimet për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizimit (PPP/FT). Udhëzimi ofron gjithashtu mjetet që duhet të përdorin subjektet për të kryer një vlerësim të rreziqeve të Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit (PP/FT), për të hartuar dhe zbatuar masat me anë të të cilave administrohet dhe zvogëlohet ky rrezik.
Institucioni raportues është i detyruar të paraqesë në DPPPP një Raport të Aktivitetit të Dyshimtë (RAD), menjëherë dhe jo më vonë se 72 orë nga momenti i konstatimit të dyshimit për PP/FT, thekson Udhëzuesi. Kjo kërkesë zbatohet si për transaksionet e përfunduara ashtu edhe për ato në tentativë. DPPPP kërkon që institucioni raportues që paraqet RAD, t’i japë atij të dhënat e çdo çështjeje në lidhje me dyshimin me të cilin lidhet raporti dhe arsyet mbi të cilat ai bazohet.
Raporti RAD duhet të përfshijë arsyet tuaja për dyshime dhe rezultatet e vlerësimit tuaj të fakteve, kontekstit dhe treguesve të PP/TF për klientin, të cilat çuan në vendimin tuaj për të paraqitur këtë raport në DPPPP, sqaron Udhëzuesi. Disa nga detajet të këetij raporti mund të përfshijnë: informacion identifikues; historikun që klienti ka me ju; kur besoni se filloi PP/TF; detajet e transaksionit; lidhjet me individë, biznese dhe llogari të tjera; informacion mbi pronësinë, kontrollin dhe strukturën e klientit; qëllimin e marrëdhënies së biznesit, aktivitetin që keni vëzhguar; çdo informacion publik të konsultuar për këtë qëllim.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.