Rasti 1MDB – SHBA kërkon të marrë 38 milionë dollarë!
Departamenti i Drejtësisë në SHBA tha se ka ngritur ankesa për të kërkuar konfiskimin dhe rimëkëmbjen e rreth 38 milionë dollarëve në asete.
Këto para lidhen me rastin e saj 1Malaysia Development Berhard – ose 1MDB, duke sjellë pasuritë që i janë nënshtruar konfiskimit që arrijnë një total prej 1.7 miliardë dollarë.
“Këto ankesa të reja targetojnë pasuritë e grumbulluara nga zyrtarët e korruptuar dhe bashkëpunëtorët e tyre përmes një skeme masive që vodhi miliarda dollarë nga njerëzit e Malajzisë dhe pastroi të ardhurat anembanë botës” -tha avokati amerikan Nick Hanna në një deklaratë.
Ankesat e paraqitura në Kaliforni përfshijnë pasuri të patundshme luksoze në Londër dhe Nju Jork, si dhe kapitalin e konvertuar në një kompani të menaxhimit të objekteve në Kentaki dhe janë të lidhura me ofertat e obligacioneve të vitit 2012 dhe 2013 nga fondi i pasurisë sovrane, tha departamenti. Më parë këtë javë, ministri i Malajzisë tha se vendi mund të shtyjë ekstradimin e një ish-bankieri të Bankës Goldman Sachs të kërkuar në skandalin e shumë miliarda dollarëve që të mund të përballet me akuza penale në vendin e Azisë Juglindore.
Departamenti ka vlerësuar se një total prej 4.5 miliardë dollarësh është keqpërdorur nga zyrtarët e fondeve të nivelit të lartë 1MDB dhe bashkëpunëtorët e tyre midis 2009 dhe 2014 përfshirë edhe disa fonde e bono që arrinin 6.5 miliardë dollarë ku përmendej edhe Goldman Sachs. Goldman ka mohuar vazhdimisht keq bërjen dhe tha se disa anëtarë të ish-qeverisë malajziane dhe 1MDB kanë për të në lidhje me shitblerjen e bonove.
Burimi:Reuters
E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.