“RCC” numëron sfidat e 2020-ës – Bregu: Do të ngremë akseleratorin e biznesit bashkë me “WEF”
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të bashkëpunimit Rajonal, (RCC), Majlinda Bregu, në një deklaratë përmbledhëse për vitin 2019, radhiti jo vetëm aktivitetet te organizatës gjatë vitit 2019, por dhe të planet për të ardhmen e afërt si dhe sfidat me të cilat është dhe do të përballet rajoni.
“Jam e kënaqur që gjatë vitit që po lëmë pas, bashkëpunimi rajonal funksionoi, edhe pse nën stres. Arritëm që të gjashta ekonomitë e Ballkanit Perëndimor të nënshkruanin një marrëveshje të re për “roaming”, “Fol si n’shpi” duke ulur çmimet deri në 90%, e duke hapur rrugën për një Ballkan me zero tarifë roaming në 2021 është shprehur Majlinda Bregu.
Ndër të tjera, sekretarja e përgjithshme e këshillit të bashkëpunimit rakopnal radhit edhe disa nga sfidat kryesore të 2020-ës. “2020-n do ta nisim me një qasje rajonale për të mbështetur idetë inovative e kreative të të rinjve. Bashkë me World Economic Forum në një bashkëpunim superambicioz, për herë të parë do të ngremë Akseleratorin për biznesin dhe konkurrueshmërinë në Ballkan! Nuk do të hamendësoj se ç’do të ndodhë me celjen e negociatave të anetarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, me dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me liberalizimin e vizave me Kosovën, etj. Shpresoj që në marrjen e këtyre vendimeve të mbizotërojë kthjelltësia. Plotësimi i Europës me Ballkanin Perëndimor është detyrë dhe jo nder apo favor! Kjo është situata tani për tani. Rrugëtimi ynë në 2020-n do të na sjellë shumëllojshmëri detyrash: fuqizimin e zonës rajonale ekonomike,(REA), marrëveshja për Green Deal, siguria, kapitali njerëzor, çështjet e Romëve, promovimi i turizmit, start-up-et, fuqizimi i grave dhe i vajzave etj”
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.