Reagimi i tregjeve – Rënia e paundit nxit rritjen e titujve të kapitalit në Britani

Rënia e paundit pas zgjedhjeve në Britani ofroi një nxitje për indeksin benchmark të titujve të kapitalit të vendit, duke bërë që të mbiperformojë në të gjithë Europën. Indeksi FTSE 100 i kompanive më të mëdha të Britanisë, që gjenerojnë pjesën më të madhe të të ardhurave jashtë vendit, u rrit me gati 1%, pasi sterlina iu drejtua rënies më të fortë që prej Tetorit 2016.
Kompanitë eksportuese si Burberry, patën rritje në vlerë tregu, ndërsa të tjera të fokusuara brenda vendit si grupi bankar Lloyds dhe Royal Bank of Scotland, ranë me rreth 2.5%. Lidershipi i Qeverisë britanike është vënë nën dyshim me vetëm 10 ditë përpara nisjes së Negociatave të Brexit, ndërkohë që Theresa May dështoi të fitojë mazhorancën në parlament.
Ndërsa pasiguritë politike janë reflektuar te paundi, dobësia e valutës ka fuqizuar aksionet britanike në vitin e fundit, ndërkohë që indeksi FTSE 100 është rritur me rreth 20% që prej referendumit. Performanca në pjesën tjetër të Europës ka qenë e limituar.
Një tjetër event i ndjekur nga investitorët ka qenë dëshmia e ish drejtorit të Byrosë Federale të Hetimit në Kongres. Komentet e James Comey nuk sollën ndonjë surprizë të re për Presidentin Donald Trump, duke qetësuar investitorët. Analistët thonë se e vetmja gjë që përbën problem është vonesa e reduktimeve të taksave.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.