“Recesion i përmasave historike” – BE parashikon tkurrje ekonomike me 7.4% për këtë vit
Bashkimi Evropian parashikoi të mërkurën një “recesion të përmasave historike” për Eurozonën në vitin 2020, edhe pas ndërhyrjeve të jashtëzakonshme dhe të pashembullta nga bankat qendrore.
Ekonomia e bllokut me 27 anëtarë pritet të kontraktohet me 7.4% këtë vit, ndërsa Eurozona – e përbërë nga 19 anëtarët që përdorin euros- do të tkurret me 7.7%, tha Komisioni Evropian në parashikimin e tij të pranverës.
“Ekonomia e BE do të pësojë një recesion të përmasave historike këtë vit,” tha Komisioni Evropian.
Duke pasur parasysh se sa të ndërlidhura janë ekonomitë e mëdha në Evropë, shpejtësia dhe struktura e rimëkëmbjes në secilin shtet anëtar pritet të jetë e lidhur me vendet përkatëse të BE, dhe varet nga trajektorja e pandemisë në secilin vend.
“BE dhe vendet anëtare tashmë kanë rënë dakord për masa të jashtëzakonshme për të lehtësuar ndikimin ekonomik. Rimëkëmbja jonë kolektive do të varet nga përgjigjet e vazhdueshme dhe të koordinuara në BE por edhe në nivel kombëtar. Ne jemi më të fortë së bashku,” tha Valdis Dombrovskis, nënkryetar ekzekutiv i çështjeve ekonomike në një deklaratë.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.