Recesioni i mundshëm në SHBA – Prodhuesit amerikanë konfirmojmë reduktimin e porosive të reja

Rritja e prodhimit po ngadalësohet në mbarë botën pasi izolimi i Kinës për shkak të përhapjes së COVID-19 dhe pushtimi rus i Ukrainës po prishin zinxhirët e furnizimit dhe kanë rritur inflacionin në nivelin më të lartë në vite, ndërkohë që rreziku në rritje i një recesioni në SHBA paraqet një kërcënim të ri për ekonominë globale.
Prodhuesit amerikanë raportuan reduktimin e parë të porosive të reja në dy vite si dhe konfirmuan zbehjen e besimit të konsumatorëve dhe biznesit.
Indeksi i prodhimit i PMI të S&P Global, i cili gjurmon sektorët e prodhimit dhe shërbimeve, ra në 51.2 këtë muaj në krahasim me 53.6 në maj, duke shënuar ritmin më të ngadaltë të rritjes në pesë muaj.
Përbërësi i prodhimit ra në 52.4, më i ulëti në gati dy vite, nga 57 në muajin maj dhe ishte dukshëm më i dobët se vlerësimi prej 56 sipas një sondazhi të agjencisë së lajmeve Reuters.
Ndërkohë, çmimet e larta në zonën euro nënkuptojnë se kërkesa për mallra të prodhuara ra në qershor duke shënuar ritmin më të shpejtë që nga maji 2020 kur filloi pandemia e koronavirusit.
Ka afërsisht një në tre shanse për një recesion në Bashkimin Europian brenda 12 muajve, sipas parashikimeve të ekonomistëve në kuadër të sondazhit të Reuters. Ata thanë gjithashtu se inflacioni – i cili shënoi një nivel të lartë rekord prej 8.1% muajin e kaluar nuk kishte arritur ende kulmin.
Jerome Pouell, kryetar i Rezervës Federale, tha disa ditë më parë se banka qendrore amerikane nuk po përpiqej të krijonte një recesion në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të ndaluar inflacionin, por ishte plotësisht e vendosur për të vënë çmimet nën kontroll edhe nëse një gjë e tillë do të rrezikonte një rënie ekonomike.
Firma amerikane e investimeve PIMCO paralajmëroi se shtrëngimi i politikës monetare nga banka qendrore për të luftuar inflacionin e lartë rrit rrezikun e recesionit. Ekziston një shans prej 40% për një recesion në SHBA gjatë dy viteve të ardhshme.
Sipas Fitch Ratings, stagflacioni, i cili karakterizohet nga inflacioni i lartë i vazhdueshëm, papunësia e lartë dhe kërkesa e dobët, është bërë tema mbizotëruese që nga fundi i tremujorit të parë të 2022 – shit
Shitjet me pakicë në SHBA shënuan rënie në muajin maj dhe shitjet ekzistuese të shtëpive ranë në nivelin më të ulët të dy viteve, një shenjë që inflacioni i lartë dhe rritja e kostove të huamarrjes kanë filluar të dëmtojnë kërkesën.
Ekonomia e Britanisë së Madhe u tkurr papritur në muajin prill, duke shtuar frikën për një ngadalësim të mprehtë pasi kompanitë po ankohen për rritjen e kostove të prodhimit.
Ka një shans 35% për një recesion britanik brenda 12 muajve.
Në Azi, eksportet e Koresë së Jugut për 10 ditët e para të qershorit u tkurrën pothuajse 13% nga viti në vit, duke theksuar rrezikun në rritje për ekonomitë e rajonit të drejtuara nga eksportet.
Ndërsa eksportuesit kinezë shënuan shitje rekord në maj, të ndihmuar nga lehtësimi i kufizimeve vendase të COVID-19. Shumë analistë presin një perspektivë më sfiduese për ekonominë e dytë më të madhe në botë për shkak të luftës në Ukrainë dhe rritjes së kostos të lëndëve të para.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.