Reduktimi i rreziqeve natyrore, Prençi: Bashkitë duhet të jenë më të organizuara

Në një situatë kur Emergjencat Civile në vend janë në “gjendje alarmi” për shkak të rrezikut nga zjarret si rezultat temperaturave të larta, është organizuar një tryezë për platformën për reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë.
Vladimir Malkaj, përfaqësues i PNUD në vendin tonë është shprehur se duhet që të ketë bashkëpunim të vazhdueshëm për të shmangur rreziqet që kanosen nga shkaqet natyrore edhe pse fondet nuk mjaftojnë asnjëherë.
Ndërsa kreu i Emergjencave Civile në vend Shemsi Prençi është shprehur se duhet të ketë më shumë angazhim dhe përgjegjësi nga bashkitë për përballimin e situatave emergjente.
Në rrjetin e Bashkive të cilat kanë platforma për reduktimin e rreziqeve dhe fatkeqësive bëjnë pjesë në rang ndërkombëtar rreth 3500 bashki , ndërkohë që nga vendi ynë janë prezentë vetëm dy bashki, ajo e Tiranës dhe e Lezhës.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.